Ndërron jetë profesori Hazbi Topojani

- Advertisement5 -

Ka ndërruar jetë profesori shkupjan, Hazbi Topojani.

- paragrafi 1 -

Lajmin për vdekjen e tij e kanë kumtuar familjarët, ndërsa, kanë reaguar edhe nga dega e BDI-së në Çair.

- Advertisement - M1

“Hazbiu ishte mësues i përkushtuar, i cili ia kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj në arsimin fillor. Me punën dhe përkushtimin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme tek nxënësit, kolegët dhe te të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Për ne, ai ishte më shumë se kaq patriot e aktivist i palodhur, mik i dashur dhe pjesë e rëndësishme e organizimit tonë në Çair”.

“Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Kujtimi për Hazbi Topojanin do të mbetet i përhershëm”, thuhet në njoftimin e BDI-së, dega e Çairit.(INA)