Ka ndërruar jetë profesori Besim Loxha, mësimdhënës i Shkollës së Mesme Teknike në Pejë
Ka ndërruar jetë profesori Besim Loxha, mësimdhënës i Shkollës së Mesme Teknike në Pejë, i cili për shumë vite ka ligjëruar lëndën e makinierisë.
Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar kolegët, me të cilët ai ndau për vite me radhë përvojën dhe përkushtimin e tij profesional.
Profesori Loxha do të kujtohet për kontributin e dhënë në arsimimin dhe përgatitjen profesionale të shumë gjeneratave të nxënësve në fushën teknike.
Familjes Loxha, kolegëve dhe të afërmve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje.