Ndërron jetë profesoresha Mimoza Doko Perçuku

- Advertisement5 -

Ka ndërruar jetë profesoresha Mimoza Doko Perçuku. Njoftimin e ka dhënë Kolegji AAB.

- paragrafi 1 -

Përmes veprimtarisë së saj shumëvjeçare, ajo la gjurmë të pashlyeshme në edukimin e brezave të rinj, në avancimin e dijes dhe në kultivimin e vlerave më të larta universitare.

- Advertisement - M1

Njoftimi nga Kolegji AAB:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Mimoza Doko Perçuku.

- Advertisement - m2

Në emër të Kolegjit AAB, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe gjithë komunitetit akademik për këtë humbje të madhe.

Prof. Mimoza Doko Perçuku do të kujtohet përherë për kontributin e çmuar në arsim, shkencë dhe formimin e brezave të rinj, si dhe për përkushtimin, integritetin dhe profesionalizmin.

Përmes veprimtarisë së saj shumëvjeçare, ajo la gjurmë të pashlyeshme në edukimin e brezave të rinj, në avancimin e dijes dhe në kultivimin e vlerave më të larta universitare.

Humbja e saj është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe kolegët, por edhe për institucionin tonë dhe për mbarë komunitetin akademik.

Duke nderuar kujtimin dhe veprën e saj, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë të thellë.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e saj. U prehtë në paqe!

Shqip | English