Ka ndërruar jetë nxënësi Jasin Kurtaj. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Dëshmorët e Zhurit”.
Shkolla thotë se kujtimi për Jasinin do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.
Njoftimi i shkollës:
NJOFTIM MORTOR
Me pikëllim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta nxënësi ynë i dashur, Jasin Kurtaj.
Largimi i tij i parakohshëm na ka prekur thellë të gjithëve – familjen, shokët, mësimdhënësit dhe gjithë komunitetin shkollor.
Në këto çaste të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurtaj, të afërmve dhe miqve.
Kujtimi për Jasinin do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!