Nxënësi Zejn Zejnullahu, që më herët u raportua si i zhdukur e më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Kjo u konfirmua nga mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli.
“Pacienti u pranua pa shenja jete. Përkundër masave reanimuese, ai nuk ia doli”, deklaroi ajo për Klankosova.
Gjendja e Zejnës, raportohet se në momentin e gjetjes, ka qenë e rëndë.