Ndërron jetë mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi nga Prizreni

- Advertisement5 -

Ka ndërruar jetë mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi nga Prizreni. Njoftimin e ka dhënë drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi nga drejtoresha e DKA:

- Advertisement - M1

Telegram ngushëllimi!

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mësueses Nazan Hallaqi Kolshi.

Mësuesja Nazan ishte mendje e ndritur e arsimit, mësuese e kolege e dashur që frymëzoi breza të tërë.

- Advertisement - m2

Ikja e saj e parakohshme lë pas një boshllëk të thellë, në komunitetin arsimor dhe profesional, aty ku zëri dhe urtësia kishin rëndësi të jashtëzakonshme. Znj.Nazan ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jeton gjatë në kujtesën tonë.

Shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hallaqi e Kolshi, bashkëpunëtorëve të afërt, kolektivit dhe gjithë nxënësve nëpër gjenerata.

Me nderime,
Luljeta Veselaj-Gutaj
Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit- Prizren