Njoftimi nga shkolla “28 Nëntori” në Prishtinë ka njoftuar se ka ndërruar jetë mësuesja Luljeta Gashi.
Njoftimi nga shkolla “28 Nëntori” në Prishtinë:
NJOFTIM PËR NDARJEN NGA JETA
Me pikëllim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta
Luljeta Gashi (12.04.1962), arkitekte dhe mësimdhënëse e shquar, e cila për dekada me radhë kontribuoi me përkushtim në arsimin profesional dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
E lindur në Pejë dhe e shkolluar në Prishtinë, ajo përfundoi studimet në Degën e Arkitekturës në vitin 1987. Që nga viti shkollor 1999/2000, Luljeta Gashi ishte pjesë e pandashme e procesit arsimor, duke ligjëruar lëndë profesionale si: Bazat e projektimit, Grafika arkitektonike, Materialet ndërtimore, Vizatimi arkitektonik dhe Maketimi.
Ajo ishte bashkëpunëtore e jashtme e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës (IKMMK), anëtare e grupeve të ekspertëve për hartimin e planeve dhe programeve mësimore për shkollat e mesme profesionale, si dhe anëtare e Këshillit redaktues për hartimin e Monografisë së shkollës.
Ndarja e saj nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen, kolegët, nxënësit dhe gjithë komunitetin arsimor.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi.
U prehtë në paqe dhe i qoftë i lehtë dheu!