Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka ndërruar jetë mësuesi Gani Elshani nga Nagaci.
Për 38 vjet, mësuesi Gani i shërbeu me përkushtim edukimit dhe arsimimit të brezave të shumtë.
Postimi i tij:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit Gani Elshani nga Nagaci, mik i imi dhe i shumë të tjerëve, veprimtar i palodhur, arsimtar i përkushtuar dhe veprimtar i denjë i çështjes sonë kombëtare, i angazhuar dikur edhe në radhët e LKÇK-së.
Për 38 vjet, mësuesi Gani i shërbeu me përkushtim edukimit dhe arsimimit të brezave të shumtë. Me punën e tij të palodhshme, urtësinë dhe dashurinë për dijen, ai dha kontribut të çmuar në formimin e gjeneratave të tëra, derisa sëmundja e rëndë e ndau fizikisht nga ne, vetëm pak muaj para se të arrinte moshën e pensionimit.
Në emrin tim dhe të Komunës së Rahovecit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Elshani, të afërmve, miqve, kolegëve dhe nxënësve të tij për këtë humbje të madhe!
Kujtimi për mësuesin atdhetar, Gani Elshanin, do të jetojë përherë në zemrat e atyre që e njohën dhe e vlerësuan veprën e tij.
U prehsh në paqe!