Ndërron jetë mësuesi Alban Bejleri – bënte 8 kilometra në këmbë për të arritur te nxënësit

- Advertisement5 -

Ka ndërruar jetë mësuesi Alban Bejleri. Mësuesi Alban raportohet se ndërroi jetë pas një ataku kardiak, duke lënë pas një shembull të rrallë sakrifice në shërbim të dijes.

- paragrafi 1 -

Çdo ditë, ai përshkonte në këmbë 7 deri në 8 kilometra në terren të vështirë, vetëm për të mbërritur në shkollë dhe për të hapur derën e dijes për nxënësit e tij.

- Advertisement - M1

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumabro Furxhi në postimin e saj thotë se mësuesi Albanan merrte rrugën çdo ditë pavarësisht terrenit të thyer e motit të vrazhdë e me kapriço të zonës së Gorës, për t’u çuar çdo ditë në krah dijen, shpresën dhe ëndrrat fëmijëve.

Njoftimi nga minsitrja Mirela Kumbaro Furxhi:

🖤 I hidhur fort lajmi për largimin e papritur të mësues Albanit nga të dashurit, kolegët dhe nxënësit që i deshi aq shumë e për të cilët merrte rrugën çdo ditë pavarësisht terrenit të thyer e motit të vrazhdë e me kapriço të zonës së Gorës, për t’u çuar çdo ditë në krah dijen, shpresën dhe ëndrrat fëmijëve dhe banorëve të atij komuniteti 🙏🏻

- Advertisement - m2

Lamtumirë mësues Albani! Edhe gurët e rrugicave të fshatit Marjan do ta ndiejnë mungesën tënde🕊️🕯️