Ka ndërruar jetë mësimdhënësja Sebahate Halili-Peci nga Mitrovica.
Njoftimin e ka dhënë shkolla “Anton Zako Çjupi” në Mitrovicë.
Njoftimi i shkollës:
NJOFTIM
Shkolla “Andon Zako Çajupi”
Me pikēllim të thellē e zemër të lënduar njofton se ka ndērruar jetē mēsimdhënēsja jonë e dashur Sebahate Halili-Peci .
Sot kur prisnim tē festonim e të uronim ditēlindjen tēnde nē vend tē urimit sytë na u mbushën me lot e dora na dridhet tē shkruajmē për ikjen tënde të hershme.
Sebi ishe njē shembull i dashurisē ndaj punēs njē nēnē shembull njē kolege e mësimdhēnēse .Çdo moment i kaluar me ty ishte i mbushur me ngrohtësi e mirësi..Do tē na mungojnē momentet e kaluara së bashku ,orët e punës,bisedat e përditshme,humori yt pozitiv .Kujtimet qē ke lënē do te jenē forcë e motiv pēr ne.
Ne jemi mirenjohēs për çdo çast qē kaluam sē bashku.Do tē mbajmē nē zemrat tona.
Lamtumirē arsimtare Sebi Njē jetē e jetuar me kaq shumē dashuri dhe dinjitet do tē mbetet shembull pēr ne dhe gjeneratat që i edukove e mësove.
Ngushëllime familjes ,shkollës stafit dhe nxënēsve.Prehu në paqe o shpirti i bardhē.