Ndërron jetë mësimdhënësi Murat Ramadani nga Gjilani

- Advertisement5 -

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi Murat Ramadani nga Gjilani. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Marin Barleti” në Gjilan.

- paragrafi 1 -

Si mësimdhënës i lëndëve ekonomike, që nga viti 2007, ai ishte pjesë e pandashme e kësaj shkolle, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

- Advertisement -

“Për gati dy dekada, ai nuk ishte vetëm mësimdhënës, por edhe udhërrëfyes, këshilltar dhe shembull i vërtetë i përkushtimit profesional.”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Njoftimi nga shkolla “Marin Barleti” në Gjilan”

Me dhimbje të thellë morëm lajmin se më 31 janar 2026, u nda nga jeta mësimdhënësi ynë i nderuar i SHME “Marin Barleti” në Gjilan Prof. Murat Ramadani, një figurë e respektuar dhe e dashur për të gjithë kolegët, nxënësit dhe stafin e shkollës.

- Advertisement -

Si mësimdhënës i lëndëve ekonomike, që nga viti 2007, ai ishte pjesë e pandashme e kësaj shkolle, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Për gati dy dekada, ai nuk ishte vetëm mësimdhënës, por edhe udhërrëfyes, këshilltar dhe shembull i vërtetë i përkushtimit profesional.

Ai u dallua gjithmonë për edukatën e lartë, sinqeritetin në marrëdhënie dhe respektin ndaj të gjithëve pa dallim.

Fjala e tij ishte e qetë, sjellja e tij fisnike dhe prania e tij frymëzuese për çdo nxënës që pati fatin ta kishte mësues. Me punën dhe karakterin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë gjeneratave.

Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin arsimor dhe gjithë shkollën “Marin Barleti”. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona, si simbol i një mësimdhënësi të përkushtuar, njeriu të mirë dhe profesionisti të rrallë.

U prehtë në paqe! Kontributi dhe vlerat e tij do të jetojnë përherë përmes nxënësve që ai edukoi.
Drejtoria e shkollës!