Ka ndërruar jetë Ismet Reka, mësimdhënës i lëndës së matematikës në shkollën “Zenun Çoçaj” në Gjonaj. Njoftimin e ka dhënë drejtoreshe e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj.
Ajo në mesazhin e saj thotëse angazhimi për katër dekada në arsim dhe puna e tij e mirë ishte frymëzim për shumë gjenerata.
Tutje shton se Ismet Reka ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jeton gjatë në kujtesën e të gjithëve.
Njoftimi i drejtoreshes të DKA Luljeta Veselaj Gutaj:
Telegram ngushëllimi!
Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të z.Ismet Reka, mësimdhënës i lëndës së matematikës në SHFMU” Zenun Çoçaj” në Gjonaj.
Angazhimi për katër dekada në arsim dhe puna e tij e mirë ishte frymëzim për shumë gjenerata. z Ismet Reka ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jeton gjatë në kujtesën tonë.
Në emrin tim dhe DKA në Prizren, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Reka, bashkëpunëtorëve të afërt, kolektivit dhe gjithë nxënësve nëpër gjenerata.
Me nderime,
Luljeta Veselaj-Gutaj
Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit- Prizren