Ndërron jetë mësimdhënësi Ismail Jashari nga Vushtrria

- Advertisement5 -

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi Ismail Jashari nga fshati Strofc i Vushtrrisë. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Bahri Haxha”.

- paragrafi 1 -

Shkolla njofton se me rastin e ceremonisë së varrimit nesër (e martë), procesi mësimor në ndërrimin e dytë do të pezullohet, për t’i dhënë mundësi personelit të shkollës të marrë pjesë në homazhe.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës

NJOFTIM MORTOR
Në emër të personelit menaxherial dhe arsimor të shkollës profesionale “Bahri Haxha”, shprehim dhimbjen për ndarjen nga jeta të kolegut dhe të mësimdhënësit tonë, Ismail A. Jashari.

I lindur më 22 prill 1963 në Strofc të Vushtrrisë, ai ia kushtoi jetën arsimit që nga viti 1990, duke shërbyer me korrektësi, seriozitet dhe përkushtim në disa shkolla të komunës sonë, ndër to edhe në SHMLP “Bahri Haxha”.

- Advertisement -

U dallua për maturi pedagogjike, ndershmëri profesionale dhe integritet njerëzor. Gjatë viteve 1998—1999 ishte pjesë e strukturave të UÇK-së.

U nda nga jeta më 2 shkurt 2026, në moshën 63-vjeçare, por la pas respekt dhe mirënjohje te kolegët dhe nxënësit.

Me rastin e ceremonisë së varrimit nesër (e martë), procesi mësimor në ndërrimin e dytë do të pezullohet, për t’i dhënë mundësi personelit të shkollës të marrë pjesë në homazhe.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Menaxhmenti i shkollës