Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë ka njoftuar se është ndarë nga jeta maturanti Edison Krasniqi, nxënësi i klasës XII/3.
Shkolla thotë se Edisoni do të kujtohet si një i ri me vlera, në prag të përfundimit të rrugëtimit të tij në gjimnaz dhe nisjes së ëndrrave të reja.
Njoftimi nga shkolla:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të maturantit tonë të dashur, Edison Krasniqi, nxënësit të klasës XII/3.
Në këto çaste të rënda, kolektivi, nxënësit dhe drejtoria e Gjimnazit “Hamdi Berisha” shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, shokëve dhe mbarë komunitetit.
Humbja e tij në rrethana tragjike, duke ndihmuar familjen, na prek thellësisht të gjithëve dhe do të mbetet një kujtim i dhimbshëm për shkollën tonë.
Ai do të kujtohet si një i ri me vlera, në prag të përfundimit të rrugëtimit të tij në gjimnaz dhe nisjes së ëndrrave të reja.
Në emër të Gjimnazit “Hamdi Berisha”, ndajmë dhimbjen me familjen dhe lutemi që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.
Me respekt,
Drejtoria, kolektivi dhe nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha”