Ka ndërruar jetë Gëzim Gjuraj, drejtor i shkollës “Shaban Gola” në Lipovec të Gjakovës, shkruan AlbanianEducation.net.
Drejtoria e Arsimit në Gjakovë ka dhënë njoftimin, ndërsa shpreh ngushëllime për familjen.
Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit në Gjakovë:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të drejtorit të shkollës “Shaban Gola” në Lipovec, z. Gëzim Gjuraj.
Në emër të Drejtorisë së Arsimit, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjuraj, kolektivit të shkollës, nxënësve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
Kontributi, përkushtimi dhe puna e tij në shërbim të arsimit do të mbeten gjithmonë të vlerësuara dhe të kujtuara.
Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjen dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.