Ka ndërruar jetë Zarife Bajgora, arsimtare e gjuhës shqipe, punëtore shumëvjeçare në shkollën “Emin Duraku”, në Prishtinë.
Shkolla në njoftim thotë se arsimtarja Zarife ishte shtyllë e dijes, përkushtimit dhe dashurisë për arsimin.
Postimi i shkollës:
🖤 U shua një ikonë e shkollës sonë…
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të arsimtares së gjuhës shqipe, punëtores shumëvjeçare dhe ikonës së shkollës sonë, Zarife Bajgora.
Ajo ishte shtyllë e dijes, përkushtimit dhe dashurisë për arsimin.
Me fjalën e saj të mençur dhe zemrën e madhe, edukoi dhe frymëzoi breza të tërë nxënësish, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkollës sonë.
Humbja e saj është e madhe për të gjithë ne… por kujtimi dhe vepra e saj do të jetojnë përgjithmonë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajgora, kolegëve nxënësve dhe gjithë komunitetit tonë shkollor.
Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë përmes faqes zyrtare të shkollës.
U prehsh në paqe, Zarife.🤍