Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se më datë 2 dhjetor (e martë) , do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Vendet ku do të ketë ndërprerje tër rrymës janë: Peja, Ferizaji dhe disa fshatra të saj, ku edhe mund të preket ndonjë shkollë që gjendet në këto lokalitete.
Pejë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga Satbilimenti 10[kV] Klina do të ndërprehet:.
Dalja 10[kV] J08 Klina III ( kodi: 52000101) nga ora 11:00 deri në ora 12:30
Vendet: rrugët: 28 Nëntori (një pjesë), Abedin Rexha, Ali Kelmendi, Arbëria (një pjesë), Bajram Curri, Dëshmorët e Kombit, Elena Gjika, Fehmi Agani (një pjesë), Ganimete Tërbeshi (një pjesë), Imer Berisha (një pjesë), Jusuf Gërvalla, një pjesë e Klinës, Drini Bardh, Lidhja e Prizrenit, Mehmet Haxhaj, Mirush Dakaj (një pjesë), Ndue Perlleshi (një pjesë), Nënë Tereza, Perlina, Sadik Rama (një pjesë), Sheshi Mujë Krasniqi (një pjesë), Sheshi Nëna Terezë (një pjesë), Ymer Basha (një pjesë) dhe Ymer Berisha; fshatrat: Dollc (një pjesë), Dresnik (një pjesë), Maluzhganë, Tikëvesh dhe Zajm (një pjesë).
Arsyeja: Ndërprerje për siguri- ndërrimi i kabllos së djegur në TS Qendra sociale.
Ferizaj
Punime në projekte investive
1.
Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J07 Gaçka (kodi: 40042002) nga ora 09:30 deri në ora 18:00.
Vendet: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizniset private.
Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i linjave të reja.
2.
Nga NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J10 Banka 1 (kodi: 40041039) nga ora 09:00 deri në ora 18:00
Vendet: MBTS Banka,TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 20kV.
3.
Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] J15 Ylli 1 (kodi: 40042015) nga ora 09:00 deri në ora 18:00
Vendet: rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, një pjesë e rr Ismail Qemajli, një pjesë e rr. Tahir Sinani, Sheshi Hyre Emini, një pjesë e rr. Toni Bler, Hekurudha, Kinemaja re – KEDS, Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i daljes 2 20kV.