E enjte, 23 Janar, 2025

“Ndalohet zbulimi i tepruar i barkut dhe i gjoksit” – rregullore e re e Kodit të veshjes në shkolla të Austrisë

- Advertisement1-

Në Austri ka plasur një debat rreth kodit të veshjeve të nxënësve nëpër shkolla, veçanërisht në gjimnaze dhe shkolla profesionale. Shkas për këtë është bërë një gjimnaz në qytetin e Stockerau-t, në landin e Austrisë së Ulët.

Në fillim të vitit shkollor thuhet se në gjimnazin e Stockeraut nxënësve u është shpërndarë një rregullore e re e kodit të veshjes.

- Advertisement -

“Kodi i veshjes” sipas rregullores së re përmban këto ndalesa:

Ndalohet zbulimi i tepruar i barkut dhe i gjoksit.

Pantallonat nuk guxojnë të jenë shumë të shkurtër.

Ndalohet bartja e kapelave gjatë orëve mësimore.

Ndalohen mbishkrimet në veshje me përmbajtje: seksiste, raciste, drogë dhe dhunë.
Ndalohen këpucët me profil të ndryshëm, të cilat mund të bartin baltë dhe lagështi.
Drejtoresha e këtij gjimnazi, Claudia Reinsperger, ka thënë për media austriake se rregullorja e re është bërë në bashkëpunim me Këshillin e nxënësve dhe të prindërve. Ajo, këtë rregullore nuk e ka quajtur si ndalim për veshjet e nxënësve, por siç ka thënë: „Kj0o është pjesë e rregullave të shtëpisë“, përcjell albinfo.at.

- Advertisement -rrrrrrr

Në një intervistë për gazetën austriake NÖN, drejtoresha ka thënë se kanë qenë të kujdesshëm që mos të bëjnë diskriminime gjinore, specifikisht ndaj gjenisë femërore. „Nuk ka diskriminim femëror. Djemtë po ashtu nuk lejohen ta bëjnë këtë; ata gjithashtu nuk lejohen të ulen në klasë me pjesën e sipërme të trupit të zhveshur”, ka shtuar ajo.

Në anën tjetër, gazeta „kurier“ shkruan se pas futjes së kodit të veshjes në BRG Stockerau pati një breshëri kritikash. Jo të gjithë prindërit e shohin kodin e veshjes te nxënësit si një vlerë arsimore. Por, drejtoresha Reinperger përgjigjet menjëherë: „Nuk ka pasur ankesa nga askush për kodin e veshjes. Janë vetëm mediat ato që po i „fryjnë këtij zjarri“, shprehet ajo, transmeton albinfo.at.

Sipas Drejtorisë së Arsimit, janë vetë shkollat përgjegjëse për secilën rregullore. Rregullore të tilla mund të miratohen në mënyrë të pavarur nga shkollat, ​por gjithmonë në koordinim me Këshillin e shkollës, mësuesve, nxënësve dhe prindërve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Liri Hoxhaj nga Kosova magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë

Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol. Lir...

Ngjarje e tronditëse: Edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në...

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike...

Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok...