Ndahet nga jeta veteranja e arsimit, Mejreme Nevzati

- Advertisement5 -

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare veteranja e arsimit në Prizren, Mejreme Nevzati.

- paragrafi 1 -

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët përmes njoftimeve mortore, si dhe drejtoresha e shkollës “Hysen Rexhepi”, Lumnije Rakaj.

- Advertisement -

“Sot u nda nga jeta veteranja e arsimit, ish-arsimtarja e matematikës dhe ish-zëvendësdrejtoresha e shkollës sonë, znj. Mejreme Nevzati. Me punën, përkushtimin dhe fjalën e urtë, ajo edukoi dhe frymëzoi gjenerata të tëra nxënësish, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkollës sonë. Humbja e saj është e rëndë për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër. Kujtimi për të do të jetojë gjatë në zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit shkollor”, ka shkruar drejtoresha Rakaj.

624329775 1529855675806837 3441442609226792385 n

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në kohën e ikindisë, në varrezat e qytetit të Prizrenit.