Është ndarë nga jeta Hajdar Mallaku, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.
Profesor Hajdari ishte figurë e respektuar dhe e dashur për breza të tërë nxënësish.
Njoftimi i shkollës:
Telegram Ngushëllimi
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të profesorit të nderuar Hajdar Mallaku, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
Profesor Hajdari ishte figurë e respektuar dhe e dashur për breza të tërë nxënësish, një edukator i përkushtuar që me profesionalizëm, urtësi dhe dashuri për dijen kontribuoi në formimin arsimor e kombëtar të shumë gjeneratave. Përmes fjalës së bukur shqipe dhe pasionit për letërsinë, ai la gjurmë të pashlyeshme në jetën e nxënësve dhe kolegëve të tij.
Si shkollë, do ta kujtojmë gjithmonë për korrektësinë, përkushtimin dhe frymën bashkëpunuese që e karakterizonte. Kontributi i tij në arsimin tonë mbetet i çmuar dhe i paharruar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mallaku, kolegëve, nxënësve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin e të punojnë me të.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me parajsë!
Me respekt,
Gylaj Shipkovica
Drejtoreshë