Ndahet nga jeta profesori e gjuhëtari Jashar Kabashi



nder titull

- Advertisement5 -

Është ndarë nga jeta, profesori universitar, gjuhëtari dhe përkthyesi i njohur, Jashar Kabashi.

- paragrafi 1 -

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.

- Advertisement - M1

Varrimi do të bëhet nesër, më 1 korrik 2026, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Korishë, Prizren.

Njoftimi nga familja:

NJOFTIM MORTOR

- Advertisement - m2

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot ndërroi jetë më i dashuri ynë, Prof. Dr. Jashar Kabashi.

I ndjeri ishte profesor i shquar universitar, ndër të parët dhe më të respektuarit në fushën e tij, i cili me dijen, pasionin dhe urtësinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në arsimin e lartë, në shkencë dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Ai ishte bashkëshort i dashur, baba shembullor, gjysh i përkushtuar dhe njeri me zemër të madhe, që la pas kujtime të paharruara, dashuri dhe vlera që do të jetojnë përgjithmonë. Ai do të mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij!

Varrimi do të bëhet nesër në drekë, më 1 korrik 2026, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Korishë, Prizren.

E pamja do të mbahet:

* E enjte, 2 korrik, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Korishë, te shtëpitë e Ahmet Mucaj dhe Mahmut Kabashi.

* E premte, 3 korrik, dhe e shtunë, 4 korrik, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Hotel Grand, Prishtinë.

Të pikëlluar,

Familja KabashiNJOFTIM MORTOR

 

Shqip | English