Ndahet nga jeta mësimdhënësi Selami Zeqiri nga Vushtrria

- Advertisement5 -

Është ndarë nga jeta të mësimdhënësi Selami Zeqiri, një figurë e respektuar e arsimit në komunën e Vushtrrisë.

- paragrafi 1 -

Në një telegram ngushëllimi, drejtori i ShFMU “Hajrullah Shala” në Akrashticë, Ardian Jashari, ka shprehur ngushëllimet për familjen Zeqiri, në emër të kolegëve dhe nxënësve të kësaj shkolle, ku mësimdhënësi Selami Zeqiri ka punuar për vite me radhë.

- Advertisement - M1

Në njoftim thuhet se Selami Zeqiri la gjurmë të pashlyeshme në arsim përmes përkushtimit dhe punës së tij me nxënësit, duke qenë udhërrëfyes për shumë gjenerata.

Me rastin e ndarjes nga jeta të mësimdhënësit Selami Zeqiri, do të mbahet një mbledhje komemorative në ShFMU “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Pantinë, duke filluar nga ora 10:00.