Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Dyseldorf u organizua ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për nxënësit që me sukses përfunduan provimin e gjuhës shqipe, në kuadër të mësimit plotësues në landin Renania Veriore Vestfalia (NRW), për vitin shkollor 2024/2025.
Ky aktivitet u realizua nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf, në bashkëpunim me Këshillin e Arsimtarëve Shqiptarë në Gjermani “Naim Frashëri” (KASH), si vlerësim për përkushtimin e nxënësve, mësuesve dhe prindërve në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.
Njoftimi i plotë:
Ceremonia e Ndarjes së Mirënjohjeve për Nxënësit e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në NRW 🇽🇰📚
Të shtunën, më 5 korrik 2025, patëm kënaqësinë të organizojmë ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për nxënësit që me sukses përfunduan provimin e gjuhës shqipe, në kuadër të mësimit plotësues në Landin e Nordrhein-Westfalen, për vitin shkollor 2024/2025.
Ky aktivitet u realizua nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf, në bashkëpunim me Këshillin e Arsimtarëve Shqiptarë në Gjermani “Naim Frashëri” (KASH), si vlerësim për përkushtimin e nxënësve, mësuesve dhe prindërve në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.
🌟 Urime të gjithë nxënësve për arritjet e tyre dhe falënderime të veçanta për mësuesit dhe prindërit që janë mbështetja më e madhe në këtë rrugëtim!