Ndahen 160 mijë euro për projektet tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se anë ndarë 160 mijë euro për projektet tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në thirrjen e dytë tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë të komitetit të përbashkët të të dyja shteteve kanë aplikuar gjithsej 35 projekt propozime.

- Advertisement -

Komiteti i përbashkët, në këtë fazë ka përzgjedhur 16 projekte përfituese dhe secili projekt do të financohet në vlerë prej 10.000.

Postimi i Nagavcit:

Kemi publikuar vendimin me përfituesit e thirrjes së dytë tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë të komitetit të përbashkët të të dyja shteteve.

- Advertisement -

Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 35 projekt propozime. Komiteti i përbashkët, në këtë fazë ka përzgjedhur 16 projekte përfituese. Secili projekt do të financohet në vlerë prej 10.000 mijë euro.

Kohëzgjatja e secilit projekt të financuar në kuadër të këtij programi, do të zgjasë për një periudhë maksimumi 2 vjeçare nga momenti i nënshkrimit për financimin e secilit projekt.

Përkrahja jonë për shkencën nuk do të ndalet. Me shumë përkushtim sikurse deri tani, do të ndërmarrim veprime konkrete në mbështetje të punës kërkimore-shkencore.