Nazmi Beka, shembull i drejtorit të një shkolle

- Advertisement5 -

Për disa nga ne të gjeneratave më të vjetra imazhi me të cilin na asocohet drejtori i shkollës me automatizëm është ai i një zyrtari të rreptë e të zemëruar që më shumë i ngjante një gjenerali dhe i cili nuk përtonte të përdorte shuplakat si mjet edukimi.

- paragrafi 1 -

Por ky nuk është imazhi i drejtorit që ka krijuar ai i shkollës, “Abdullah Shabani” në Mitrovicë, Nazmi Beka.

- Advertisement - M1

Ai që nga zgjedhja e tij ka arritur të krijojë një frymë demokratike duke fituar përkrahje të madhe nga stafi, prindërit e bizneset.

E kjo duke se është treguar frytdhënëse edhe në sukseset e shkollës nëpër garat në fusha të ndryshme.

Vlen të përmendet gara e robotikës ku shkolla zuri vendin e parë në në Kroaci në garë me të gjitha vendet e BE-së.

- Advertisement - m2

Por nën drejtimin e tij shkolla ka arritur rezultatet më të larta në garat sportive dhe të diturisë.

346118669 910230320267637 6588372662363361727 n 225x300 1

Nën drejtimin e tij përveç sukseseve në gara të ndryshme nuk munguan as investimet e rëndësishme kapitale si rregullimi i fushës së sportit, rregullimi i toaleteve të reja dhe të gjitha nyjeve sanitare, ngjyrosja e objektit dhe bankave shkollore, e të tjera./©MitrovicaSOT

 

346017051 161139526635302 9133790241805215278 n 234x300 1