Këndvështrimi nga psikologia Nausika Hoxha: Rëndësia dhe fuqizimi i rolit të psikologut në shkolla, përkitazi me periudhen gjatë dhe pas pandemisë.
Roli i Psikologut është esencial për të qenë pjesë e ekipës multidisiplinare të një Institucioni Arsimor/Shkollës me qëllim të kontributit në aspektin e shëndetit mendor të nxënësve, zhvillimit akademik të tyre, motivimin e nxënësve dhe bashkëpunimin me të gjithë akterët e tjerë që kanë qasje me fëmijën për të fuqizuar prindërit, familjen dhe komunitetin e shkollës në bashkëpunimin drejt arritjeve të progresit të nxënësve varësisht nga barrierat.
Roli praktik i psikologut në shkollë është vlerësimi i nevojave akademike dhe socioemocionale të nxënësve duke përfshirë testimin, observimin, intervistën, analizë të të dhënave dhe pastaj në bazë të këtyre nevojave hartohen plane intervenuese ku përfshihen të gjithë personat që kanë qasje me nxënësin drejt përmbushjes të objektivave.
Gjithashtu, psikologu në shkollë është Iniciues dhe përkrahës i gjithëpërfshirjes në sistemin e procesit të rregullt edukativ, inicimin e nxënëse në zgjidhjen e problemeve dhe reflektimin në mënyrë të arsyeshme për të monitoruar situatën bashkë me prindërit dhe mësimdhënësit (American Psychological Association, 2005).
Aktualisht në Kosovë ka mungesë të psikologëve në shkolla më specifikisht psikolog shkollorë dhe rrjedhimisht është njëri nga akterët kryesor që e lehtëson dhe parandaon shfaqjen e dukurive të ndryshme ku njëra prej tyre është edhe dhuna në shkolla.
Përveç dhunës si një nga dukurit aktuale e që vazhdon me qenë prezente edhe në këtë kohë ‘’kritike’’ gjatë dhe pas pandëmisë, ku si rezultat i izolimit të popullsisë gjatë pandemisë, shumë nxënës kanë përjetuar izolim social, kanë kaluar kohë duke qëndruar në rrjete sociale,video-lojëra (Hoxha,N.2020) dhe shpesh herë mungesa e mbikqyrëjes të prindit ( edhe pse e vështirë) ndaj fëmijës ka ndikim në ndryshimet e qëndrimeve të fëmijëve të tyre, manifestimin e sjelljeve të ndryshme të dëshirueshme dhe të pa dëshirueshme qoftë ndaj rrethit familjarë, përceptimin ndaj vetës së tyre deri në konktaktin me rrethin social në këtë rast bashkëmoshatarët, mësimdhënësit e të tjerë. Kështë mungesa e shoqërisë-kontaktit fizik lënë për të dëshiruar hapësirat për keqkuptime ku bashkë me ankthin dhe panikën nga pandemia tash e tutje, qëndrushëmria në rrjete sociale ku duhet të kemi parasysh edhe bullizimin kibernetik, pastaj situatat e shtypura e të pa zgjidhura para pandemisë të të kaluarës të gjitha këto rezultojnë me sjellje të pa përshtatshme nga nxënësit ndaj komunitetit të shkollës dhe bashkëmoshatarëve duke dërguar deri tek dhuna fizike dhe verbale, por edhe tek mirëqenia e vet nxënësit çoftë edhe në lidhshmëri me aspektin akademik.
Konteksti ynë kulturor në Kosovë, ku ne, në rrafshin e marrjes të përgjegjësive shpesh herë atakohemi me shmangien e tyre ndaj asaj që realisht na takon e që e kemi përgjegjësi për të realizuar, por pa e marrur si të mirëqenë dhe kjo penalizon strukturën e një qasje dhe zingjiri funksional për mirëqenien e njëri-tjetrit në këtë rast nxënësit brenda shkollës, ku tash veç e kemi të njohur si informatë trekëndëshin e bashkëpunimit: nxënës, prind dhe mësues, por nga observimet nuk është e aplikueshme në nivel professional e të kënaqshërisë.
Të pranuarit e asaj që e cilësojmë si të pa pranueshme është qelësi i një progresi të fëmijës tonë, duke hapur dyert për bashkëpunim me mësimdhënësit ose në përgjithësi me komunitetin e shkollës, e që fillimisht kjo vie si rezultat nga ana e prindit pastaj në reciprocitet me mësimdhënësit deri në nivelin e ruajtjes të mirëqenies dhe potencialit të nxënësit.
Fuqizimi i psikologëve actual në shkolla duhet me qenë fokus për trajtimin e fenomeneve të ndryshme sociale dhe rritja e numrrit të psikologëve në shkolla të Kosovës është nevojë ku Institucionet politikbërëse dhe relevante të Sistemit të Edukimit kanë mjaftueshëm informata (për rolin e psikologut si një akter shtesë) si pasojë e të gjitha ngjarjeve të fundit në Kosovë, përshembull: deri në sulme fizike dhe vrasje e nxënësve me njëri tjetrin, por prapë është një sfidë që këkkon pranueshmëri e anagazhim të arsyeshëm dhe objektiv nga ana e prindit, nxënësit dhe mësimdhënësit dhe si rezultat nevojiten vizita më të shpeshta tek psikologu I shkollës për të parandaluar dhe trajtuar dukuritë e lartë përmendura. Prandaj, nëse vëmë në ‘’peshore’’ vizitën më të shpeshtë tek psikologu i shkollës dhe fuqizimin e tyre, atëherë të analizojmë se cila është më e rëndësishme, parandalimi apo shfaqja e dukurive…?
Përveç të dhënave të lart cekura, nevoja e takimeve fizike me psikologun në shkollë tani, por edhe gjatë periudhave të izolimit si rezultat i pandemisë, ideale kishte me qenë: Mbeshtetja online nga shkollat ose përmës telefonit që nxenesit të ndajnë shqetësimet e tyre, ku shkollat të promovojnë linjat telefonike të posaçme për vendin ose platformat e këshillimit online (mund të qasen prindërit dhe nxënësit). Gjithashtu, shkollat të përditësojnë udhëzime për mësuesit, prindërit lidhur me identifikimin dhe raportimin e abuzimit ose neglizhimit të fëmijëve/nxënësve nëpërmjet komunikimeve virtuale dhe fizike.
(Shkrim i shkruar enkas për Kids of Kosova)