Naser Bytyqi është zgjedhur mësimdhënës i dalluar në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.
Profesori naser dha 39 vite kontribut në edukimin dhe arsimimin e brezave.
Njoftimi nga Gjimnazi “Gjon Buzuku”:
MËSIMDHËNËS I DALLUAR – VITI SHKOLLOR 2025/2026
NASER BYTYQI – Profesor i Kimisë
39 vite përvojë dhe kontribut në edukimin dhe arsimimin e brezave.
Me mirënjohje dhe respekt të thellë, Gjimnazi “Gjon Buzuku” shpall Mësimdhënës të Dalluar për vitin shkollor 2025/2026 profesorin e Kimisë, Naser Bytyqi, për përkushtimin, profesionalizmin, etikën dhe kontributin e tij të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj përgjatë 39 viteve pune.
Procesi i përzgjedhjes u zhvillua përmes një votimi të fshehtë nga Këshilli i Mësimdhënësve.
Pas përfundimit të votimit, komisioni i caktuar nga këshilli i mësimdhënësve bëri numërimin e votave, të cilat rezultuan të përputhshme me nënshkrimet përkatëse të mësimdhënësve.
Bazuar në votat e numëruara, Mësimdhënës i Dalluar u shpall profesori z.Naser Bytyqi , Profesor i Kimisë.
Falënderojmë sinqerisht gjithë stafin e Gjimnazit “Gjon Buzuku” për korrektësinë, bashkëpunimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij procesi të rëndësishëm.
Urime profesor z.Naser Bytyqi për këtë vlerësim të merituar!
Me respekt,
Drejtoria e Gjimnazit “Gjon Buzuku” Prizren
