E hënë, 24 Shkurt, 2025

Naser Bresa, zgjedhet mësuesi më i mirë në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren

- Advertisement1-

Naser Bresa është zgjedhur mesimdhënësi më i mirë në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren, shkruan Albanianeducation.net.

Naser Bresa, do të ketë mundësinë për t’u shpallur edhe ndër mësimdhënësit më të mirë të Prizrenit

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

NASER BRESA – MËSIMDHËNËSI MË I MIRË I SHKOLLËS

Të mërkurën, më 21 shkurt, u mbajt mbledhje e Këshillit të arsimtarëve me qëllim të përzgjedhjes së mësimdhënësit më të dalluar për vitin shkollor 2023-2024.

Në këtë mbledhje, të cilën e udhëhoqi drejtoresha e shkollës, znj. Behare Kryeziu e ku ishin të pranishëm edhe sekretari i shkollës, z. Jeton Bytyçi dhe koordinatorja e shkollës, znj. Tuba Koçbashli, morën pjesë pothuaj të gjithë mësimdhënësit e shkollës.

Drejtoresha fillimisht na njoftoi me kushtet dhe kriteret paraprake për përzgjedhjen e më të dalluarit e më pastaj hapi diskutimin për propozime.
Kësisoj pati disa propozime, ndërkohë, pasi u tërhoqën disa të propozuar, mbetën Naser Bresa dhe Gani Shinik.

Përzgjedhja u bë me vota të fshehta, me ç’rast u zgjodh Naser Bresa, i cili do të ketë mundësinë për t’u shpallur edhe ndër mësimdhënësit më të mirë të Prizrenit, pasi vërtet ka veti të dallara: përgatitje profesionale, përgatitja intelektuale, autoritativ te nxënësit, te mësimdhënësit dhe te prindërit dhe, mbase, është i vetmi në Prizren e në Kosovë që mban mësim në shkollën e mesme të ulët me titullin doktor i shkencës.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...