Nailja, Aulona dhe Erza do të vijojnë studimet master në Mbretërinë e Bashkuar

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se Nailja, Aulona dhe Erza do të vijojnë studimet master në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i saj:

- Advertisement -

Nailja, Aulona dhe Erza do të vijojnë studimet master në Mbretërinë e Bashkuar.🇬🇧

👩🏼‍🔬British Council, një nga partnerët tanë të rëndësishëm, sivjet ka filluar me programin e mbështetjes së vajzave dhe grave që studiojnë në fushat STEM në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar.

🥼🔭Nga vendet e rajonit, Kosova ka numrin më të madh të përfitueseve. Naile Haliti, Aulonë Fazliu dhe Erza Ahmeti janë tri përfitueset e bursave të British Council “Gratë në STEM”, për vitin akademik 2023/2024.

- Advertisement -

🧬🧪Me bindjen e plotë se tri studentet tona do të jenë të suksesshme në drejtimet që kanë zgjedhur, i urova që të jenë model edhe për vajzat dhe gratë tjera në të ardhmen.

🍀Falenderova përzemërsisht British Council për mbështetjen financiare që po ofron për vajzat dhe gratë tona në këtë program i cili është në linjë me politikat arsimore të MAShTI, ashtu si dhe për bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm.