Shkolla “28 Nëntori” në Tiranë ka ndarë një lajm të rëndësishëm për komunitetin arsimor, duke bërë të ditur se mësuesja e saj, Naile Jata, është vlerësuar me Çmimin “Mirash Ivanaj” – “Mësuesi i Vitit 2026”.
Sipas njoftimit të shkollës, ky çmim përfaqëson një vlerësim të lartë për punën e palodhur, përkushtimin dhe profesionalizmin e mësueses Jata në procesin arsimor.
Ajo është dalluar për qasjen e saj të veçantë në edukimin e nxënësve, duke kombinuar transmetimin e dijes me formimin e vlerave dhe karakterit.
Njoftimi i shkollës:
Krenari për shkollën tonë është mësuesja e përkushtuar ,Naile Jata ,e cila u vlerësua me Çmimin “Mirash Ivanaj”-Mësuesi i Vitit 2026.
Puna e saj e palodhur, dashuria për nxënësit dhe përkushtimi ndaj misionit të edukimit janë shembull i vërtetë profesionalizmi dhe pasioni. Ajo jo vetëm që përcjell dije, por formon vlera, karakter dhe besim tek çdo nxënës.
Mësuese Naile është një model frymëzimi për kolegët, nxënësit dhe gjithë komunitetin shkollor. Kontributi i saj i vyer lë gjurmë të paharrueshme në rrugëtimin e brezave të rinj.
Urime dhe suksese të mëtejshme! Ju jeni një pasuri e çmuar për arsimin!