Naile Bekteshi është emëruar Drejtoreshë e Drejtorisë për Arsim në Vushtrri, shkruan AlbanianEducation.net.
Vendimi për emërimin e saj është marrë nga kryetari i komunës, Ferit Idrizi.
Para këtij angazhimi, Bekteshi ka qenë pjesë e Institucionit Parashkollor Foleja 2 në Vushtrri, ku ka kontribuar në edukimin e fëmijëve të moshës së hershme.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar prindër, edukatore dhe bashkëpunëtorë
të Institucionit Parashkollor ” Foleja 2″ , ju njoftoj se me vendim të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë z.Ferit Idrizi, jam emëruar Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë kohës sime në këtë institucion, për secilin moment dhe për secilin bashkëpunim që kemi pasur.
Ka qenë një nder të kontribuoj në edukimin e fëmijëve të vegjël.
Një përqafim i madh për të vegjlit tanë, që janë gjithmonë burim gëzimi dhe frymëzimi.
Ju uroj shëndet dhe suksese në vazhdim!
Me respekt,
Naile Bekteshi
