E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Nagvaci: Kemi hartuar një projektligj, Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar nga viti shkollor 2023-2024

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se kanë hartuar një projektligj për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, projektligj ky është u dërgua për konsultim paraprak.

Nagavci thotë se me këtë projektligj Edukimi Parafillor bëhet i obliguar nga viti shkollor 2023-2024.

- Advertisement -

“Jam shumë entuziaste për këtë zhvillim sepse me këtë projektligj do të rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare. Atyre do t`u sigurojmë të drejtën për edukim bazuar në nevojat individuale dhe do të zhvillojmë potencialin që ata kanë”, tha Nagavci.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Edukimi në fëmijërinë e hershme është domosdoshmëri dhe të gjithë fëmijët, pavarësisht se ku dhe kur kanë lindur, meritojnë të edukohen që të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për shoqërinë.

Si Ministri kemi hartuar Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe e dërguam në konsultim paraprak. Jam shumë entuziaste për këtë zhvillim sepse me këtë projektligj do të rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare. Atyre do t`u sigurojmë të drejtën për edukim bazuar në nevojat individuale dhe do të zhvillojmë potencialin që ata kanë.

Më shumë se asgjë ne duam rritjen, zhvillimin, shëndetin dhe mirëqenien holistike të çdo fëmije. Synojmë që t’u ofrojmë një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të nxënit aktiv të fëmijës përmes lojës, dhe kështu, të promovojmë të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Do të angazhohemi që ligji të zbatohet me përpikmëri. Programet edukative për fëmijërinë e hershme do të derivojnë nga kurrikula bërthamë për EFH që do të përpilohet muajt në vijim. Andaj, ftoj të gjithë akterët relevantë që të angazhohen, të kontribuojnë dhe të marrin pjesë aktive në konsultim paraprak.

- Advertisement -rrrrrrr

Me këtë projektligj Edukimi Parafillor bëhet i obliguar nga viti shkollor 2023-2024.

Cilësia e lartë e edukimit në fëmijërinë e hershme u jep fëmijëve fillimin më të mirë në jetë!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...