E mërkurë, 15 Janar, 2025

Nagavci zbulon kërkesën e SBASHK-ut për të ndalë grevën

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar.

Nagavci përmes një postimi në Facebook se çdo ditë jashtë klasave po i bën mësimdhënësit pjesë të agjendave të grupeve të interesit.

- Advertisement -

“Çdo orë më shumë e humbur është me pasoja për fëmijët që shkojnë në çerdhet e shkollat publike, për të gjithë ne. Andaj, të dashur mësues, mos refuzoni të bëni punën më fisnike, atë të mësimdhënies. Çdo ditë jashtë klasave, ju bën me vetëdije ose jo, pjesë të agjendave të grupeve të interesit që asnjë interes të përbashkët me ju a me arsimin si fushë nuk e kanë. Përkundrazi, kanë kontribuar në gjendjen që e kemi të gjithë”, ka shkruar Nagavci.

Sipas saj, greva në situatën aktuale është shantazh.

“Greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor. Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh”, ka shtuar Nagavci si përgjigje ndaj një komunikate të BSPK-së dhe SBASHK-ut të shtunën, përmes së cilës kritikohet qasja e Qeverisë ndaj sindikatave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli nga Prishtina

Është pensionuar arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Pjetër Bogdani"...

Shkolla “Mushnikova” në Prizren mban ligjëratë me temë “Masakra e Reçakut”

Në kuadër të aktiviteteve për kujtimin e ngjarjeve historike, në shkollën "Mushnikova" në Prizren...

Nga Asllan Bajrami: Si të ngrisim cilësin në arsim?

Mendoj që shkolla , menaxhmenti dhe stafi mbështetës luajn rolin kyq dhe primar në...

Inaugurohet shkolla e re në Talinoc të Ferizajt

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryetari i Komunës, Agim Aliu,...