E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci: Vlerësimi i mësimdhënësve do të bëhet nga drejtoria e shkollave

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se vlerësimi i performancës së mësimdhënësve duhet të ndodh.

Ajo thotë vlerësimi do të bëhet nga drejtoria e shkollave, teksa shton se ky proces do të përcaktohet me udhëzimin administrativ.

- Advertisement -

“Në fakt këto kanë qenë diskutime që kohëve të fundit janë hapur artificialisht. Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve natyrisht se duhet të ndodh dhe është një proces, ajo si parashihet aktualisht është që përcaktohet me udhëzimin administrativ ekzistues se vlerësimi bëhet nga drejtori ose drejtoresha e shkollës dhe nga inspektorët e arsimit”.

“Ky proces i tillë ndonëse ne e kemi punuar në këtë drejtim edhe kemi një numër të mësimdhënësve të cilët janë vlerësuar, duhet të rishikohet si proces i tillë dhe natyrisht se standardet që vendosen duhet të jenë jo vetëm të qarta por edhe të kuptuara e të njohura nga mësimdhënësit”, u shpreh ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...