E premte, 20 Shtator, 2024

Nagavci vjen me njoftimin e fundit për çmimet e teksteve shkollore

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci, ka takuar përfaqësuesen e Autoritetit të Konkurrencës të kryesuar nga kryetarja e këtij institucioni, Neime Binaku Isufi.

Ajo thotë se si Ministre e Arsimit, ka kërkuar që në kuadër të kompetencave, ky institucion të sigurohet që të mos ketë abuzim me çmimet e teksteve shkollore të cilat këtë vit do të blihen nga prindërit me mjetet që do të ndahen nga Qeveria, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Procesi i shitjes së teksteve shkollore ishte temë diskutimi në një takim që kisha me përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës të kryesuar nga kryetarja e këtij institucioni, znj. Neime Binaku Isufi.

Si Ministre e Arsimit, kërkova që në kuadër të kompetencave, ky institucion të sigurohet që të mos ketë abuzim me çmimet e teksteve shkollore të cilat këtë vit do të blihen nga prindërit me mjetet që do të ndahen nga Qeveria.

Gjatë këtij takimi morëm zotimin se Autoriteti i Konkurrrencës do të monitorojë me kujdes të shtuar tregun, përkatësisht procesin e shitblerjes së teksteve shkollore, sipas kompetencave ligjore.
Në rast të evidentimit të ndonjë veprimi që bie ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti do të na vë në dijeni për procedurat e mëtutjeshme ligjore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...