Nagavci vjen me një thirrje publike

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore të Përbashkëta për Diasporën ka shpallë sot thirrjen për aplikim në konkursin e tekstit mësimor për mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli III.

Postimi i saj:

- Advertisement -

Thirrje publike

Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore të Përbashkëta për Diasporën ka shpallë sot thirrjen për aplikim në konkursin e tekstit mësimor për mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli III.

Teksti do të hartohet në përputhje me Kurrikulën e përbashkët të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, Tiranë – Prishtinë.

- Advertisement -

Ftojmë të aplikojnë të gjitha shtëpitë botuese që i përmbushin kriteret e përcaktuara në paketën e dokumenteve të miratuara me Urdhrin/Vendimin nr. 21, datës 13.01.2023.

Detajet më të hollësishme i gjeni në linkun në vijim: https://masht.rks-gov.net/thirrje-per-aplikim-ne-konkursin-e-tekstit-mesimor-per-diasporen-niveli-iii

Suksese!