Nagavci vjen me një njoftim, ka një thirrje për të gjithë

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se është publikuar platforma e diskutimeve publike koncept-dokumentin e Ligjit për veprimtari kërkimore-shkencore dhe inovacion, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

🗣️Sot publikuam në platformën e diskutimeve publike koncept-dokumentin e Ligjit për veprimtari kërkimore-shkencore dhe inovacion.

📃Ky dokument vendos bazën për hartimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore, inovacionit dhe transferit të dijes dhe teknologjisë në Kosovë, konkretisht:

🖇️Përcaktimi i qartë i normave që rregullojnë funksionimin më të mirë të kësaj veprimtarie;

- Advertisement -

🖇️Ngritja e nivelit të kësaj veprimtarie, drejt avancimit të zhvillimit shkencor dhe ekonomik të vendit;

🖇️Rritja e kompetencave të institucioneve, ndërmarrjeve, organeve dhe individëve që merren me veprimtari kërkimore-shkencore, inovacion dhe transfer të dijes dhe teknologjisë;

🖇️Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe efektiv për këtë veprimtari në Republikën e Kosovës.

🟢Kështu synojmë të trajtojmë në mënyrë optimale sfidat dhe problemet aktuale, me fokus tek ndërlidhja e industrisë dhe ekonomisë me hulumtimin shkencor, drejt zhvillimit ekonomik me një sistem adekuat, efektiv dhe efikas të menaxhimit të zhvillimit shkencor me qasje konkurruese.

📣Ftojmë të gjithë të bëhen pjesë e këtij diskutimi publik, ku të gjitha mendimet e sugjerimet do të vlerësohen në mënyrë serioze dhe profesionale.

📣🔴Koncept-dokumenti do të jetë në diskutim publik për 15 dite pune, pra nga 28.07.2023 deri më 17.08.2023.

🔗Linku

http://bitly.ws/PqLs