E hënë, 20 Janar, 2025

Nagavci viziton shkollën “Aziz Sylejmani” në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë

- Advertisement1-
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Aziz Sylejmani” në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i saj:
📍Sot isha për vizitë në Komunën e Mitrovicës Veriore me ç’rast takova kryetarin Erden Atiq me të cilin diskutuam për projektet në fushën e arsimit dhe nevojat e shumta që ka kjo komunë e lënë anash për shumë vite.
📚✏️Bashkë me kryetarin dhe deputeten Arjeta Fejza më pas vizituam sot Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Aziz Sylejmani” në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë.
📖🎒Me nxënës, mësimdhënës dhe menaxhmentin e shkollës biseduam për vitin e ri shkollor dhe kushtet për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
💚Shpreha gatishmërinë për të mbështetur kërkesat dhe nevojat e nxënësve dhe mësimdhënësve, në mënyrë që atyre mos ju mungojnë kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit.
🏫Kjo shkollë ishte në gjendje të rëndë infrastrukturore për çka së bashku me kryetarin diskutuam edhe për nevojën që sa më parë të rregullohet ajo. Sh.F.M.U “Aziz Sylejmani” aktualisht ka 17 nxënës të cilët mësojnë me klasa të kombinuara dhe personel arsimor të kompletuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...