E diel, 19 Janar, 2025

Nagavci vizitë në Japoni për të marrë pjesë në një Forum: Temë debati – sfidat në arsim, shkencë dhe teknologji

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se po qëndron në Kyoto me ftesë të Ministres së Shtetit për Politika të Shkencës dhe Teknologjisë në Japoni, Takachi Sanae për të marrë pjesë në Forumin e 20-të Ndërkombëtar për Shkencë dhe Teknologji (STS 2023), shkruan AlbanianEducation.net.

Ajo thotë se pjesëmarrja e Kosovës, si vendi i vetëm nga rajoni, në këtë ngjarje të përmasave globale riafirmon marrëdhënien e ngushtë dhe mbështetjen e pakursyer të shtetit mik Japonisë për Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Kënaqësi të ndodhem në Kyoto me ftesë të Ministres së Shtetit për Politika të Shkencës dhe Teknologjisë në Japoni, znj. Takachi Sanae, për të marrë pjesë në Forumin e 20-të Ndërkombëtar për Shkencë dhe Teknologji (STS 2023). Në këtë forum, jam e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari.

Ky Forum çdo vit mbledh qindra politikëbërës, akademikë, nobelistë dhe shkencëtarë nga e gjithë bota, për të diskutuar rreth temave dhe sfidave akute që has arsimi, shkenca dhe teknologjia në mbarë rruzullin tokësor.

Forumi STS 2023 ka në qendër temën “Shkenca dhe Teknologjia në Shoqëri”. Diskutimi i përvojave nga pjesëmarrës të vendeve të ndryshme në këtë platformë të hapur dhe të pasur reflekton impaktin e këtyre dy faktorëve në jetën tonë dhe rëndësinë e identifikimit të mënyrave më efikase për orientimin e duhur të politikave përkatëse.

Pjesëmarrja e Kosovës, si vendi i vetëm nga rajoni, në këtë ngjarje të përmasave globale riafirmon marrëdhënien e ngushtë dhe mbështetjen e pakursyer të shtetit mik Japonisë për Republikën e Kosovës.

Njëherësh, është provë e gadishmërisë së vazhdueshme të Qeverisë sonë për bashkëpunim intensiv në fushën e arsimit, në rrafsh ndërkombëtar.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...