E martë, 4 Shkurt, 2025

Nagavci: Vetëm 7 nga 54 mësimdhënës e kaluan testin për licencë të avancuar

- Advertisement1-

Nga 54 mësimdhënës që i janë nënshtruar provimit për pajisje me licencë të avancuar vetëm 7 e kanë kaluar. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në konferencën e fundvitit me gazetarë.

Ministria e Arsimit në gusht të këtij vitit ka hapur mundësinë për aplikim për mësimdhënësit që duan t’i nënshtrohen provimit kualifikues për t’u pajisur me licencë të avancuar.

- Advertisement -

Ata mësimdhënës që e kalojnë tekstin sigurojnë edhe pagë më të lartë.

Për licencën e avancuar mund të aplikojnë vetëm mësimdhënësit të cilët janë të pajisur me licencë të karrierës dhe që kanë mbajtur së paku 200 orë për zhvillim profesional.

Ata më pas do t’i nënshtrohen vlerësimit edhe nga Inspektorati i Arsimit.

Shtatë vjet pasi ta marrin këtë licencë, mësimdhënësit mund të aplikojnë për licencën e përhershme, e cila nuk ka afat kohor dhe nuk ka nevojë për ripërtëritje.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...

Nga Malvina Rista: Fëmijët në Epokën Digjitale: Konsumatorë të Teknologjisë apo Krijues të Dijes?

Jemi në epokën e teknologjisë dhe informacionit, ku interneti është bërë pjesë e pandashme...