Nagavci uron mësimdhënësit për 7 Mars: Mirënjohje pa fund për kontributin tuaj

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë mësimdhënësit në ditën e tyre.

- paragrafi 1 -

Ajo ndër të tjera i falënderoi për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tyre.

- Advertisement -

“Të dashur mësimdhënës, Urime Dita e mësuesit! Në këtë ditë të rëndësishme, ju falënderoj për punën dhe përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Roli juaj në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë”, shkroi Nagavci në Facebook.

“Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë”.