Minsitrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, sot ka folur lidhur me rastet e denoncimit të prindërve se në disa libra të shtëpisë “Dukagjini” janë vendosur çmime më të larta mbi çmimin që është në libër .
Nagavci ka pohuar se ka pasur mbivendosje të tiketave në çmime.
Ajo ka thënë se inspektorati ka dalë në terren, ka pasur vizita për të parë nga afër të gjitha rastet e abuzimit, të cilat sipas saj nuk do të lejohen.
“Ka qenë një shtëpi botuese, ku është konfirmuar që ka pasur mbivendosje të tiketave në çmime. Ne si ministri, por edhe prindërit nëpërmjet inspektorëve dhe mekanizmave që i kanë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë kanë filluar monitorimet”.
“Pra, inspektorati ka pasur vizita të ndryshme dhe ka parë nga afër të gjitha rastet e abuzimit dhe natyrisht nuk do të tolerohet asnjë abuzim”, ka deklaruar Nagavci.
Shtëpia botuese “Dukagjini”, ka thënë se në disa libra janë vendosur stikerë për shkak të gabimeve që kanë ndodh në printim.
“Disa prej teksteve tona shkollore kanë pasur çmime të përditësuara përmes stikerëve, sepse gjatë procesit të prodhimit të teksteve mund të ketë pasur probleme teknike gjatë printimit. Theksojmë se këto çmime përkojnë plotësisht me çmimet zyrtare të Katalogut të teksteve shkollore, të dorëzuar paraprakisht në MASHTI dhe të publikuar para fillimit të shitjeve. Të gjitha libraritë në Kosovë janë të obliguara t’i respektojnë këto çmime zyrtare gjatë shitjes”, kanë thënë nga kjo shtëpi botuese. /AlbanianEducation.net/.