E premte, 20 Shtator, 2024

Nagavci tregon nëse do të ketë edhe sivjet subvencionim të librave shkollorë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk ka dhënë detaje nëse edhe sivjet do të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore për vitin 2024-2025. Në Komisionin për Mbikëqyrje Financiare, deputetja nga radhët e AAK, Albana Bytyqi ka thënë se pagesat për vitin e kaluar për librat ka shkaktuar kaos dhe për këtë është themeluar një Komision Hetimor.

Bytyqi e ka quajtur Nagavcin një prej ministrave më të dështuar në Qeverinë Kurti. Gjatë raportimit në këtë komision, ka reaguar Nagavci duke thënë se ‘s’ka pas asnjë skandal’.

- Advertisement -

“A keni me iu kthyer formës së vjetër apo keni me vazhduar me formën e re që është krijuar një kaos goxha të madh dhe për këtë është krijuar një komision. Është konstatim i juaj, a po më pyet apo po konstaton. E kam mbështet komisionin hetimor, po është deshtë…ju jeni një ndër ministret më e dështuar sepse ju jeni ajo ministre që keni shkel Kushtetutën dhe tregona si po ndihesh ti. Ministria e Arsimit nuk mundet me pas rezultat më të mirë derisa ju jeni ministre në këtë detyrë”, tha ajo, duke shtuar se çka e konsideron si të arritur të saj gjatë këtij mandati”, theksoi ajo.

Ministrja Nagavci tha se prindërit do të njoftohen me kohë sa i përket subvencionimit për blerjen e teksteve shkollore për këtë vit.

“S’ka pas asnjë skandal dhe të gjithë prindërit do të njoftohen me kohë dhe sikurse viteve të kaluara që kemi kryer obligimet, do t’i kryejmë obligimet tona si Ministri e Arsimit. Për të gjitha detajet do të njoftoheni me kohë. Bytyçi: Kjo është dashur të bëhet e ditur në fillim të vitit. Nagavci: Kush po të thotë. Butyqi: Gjithmonë ka qenë rregull kështu”, tha ajo.

Gjatë shqyrtimit të Raportit të auditimit të performances “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”, në mbledhjen e Komisionit u tha se Kosova paguan kredi mbi 5 milionë euro për projektin për digjitalizimit të arsimit që nuk është funksional./kp

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....