E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci tregon kur do fillojë transferi i parave për prindërit që kanë aplikuar për subvencionim të librave

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i saj:

- Advertisement -

Të dashur prindër dhe nxënës,

Deri tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-kosova ka shkuar në 121,200. Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar.

Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.

Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.

Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...