E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nagavci thotë se më herët ka pasur grumbull librash të hudhura në podrumet e shkollave

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka folur për sucenci9nimin e librave.

Nagavci thotë se më herët ka pasur grumbull librash të hudhura në podrumet e shkollave
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për polemikat rreth furnizmit me tekste shkollore.

- Advertisement -

Nagavci ka thënë se opozita ka kritikuar, po që sipas saj nuk ka pasur asnjë argument e fakt të qëndrueshëm.

Tutje, ajo tha se ka takime me prindër, mësimdhënës e vizita në shkolla dhe se shumica e tyre nuk kanë ankesa.

“Opozita ka kritikuar por nuk ka japur asnjë argument, asnjë fakt të qëndrueshëm në lidhje me këtë, e vetmja ankesë që ata kanë pas është ngarkesë e stërngarkesë për prindërit, por mund të ketë qenë ndoshta për ndonjë prind ngarkesë por s’paku për ata që ne i kemi takuar, unë kam takime të vazhdueshme me mësimdhënës, vizita në shkolla, me komunitetin e prindërve, dmth për shumicën e atyre të paktën me të gjithë ata që kam komunikuar ose që na kanë kontaktu nuk është ngarkesë se ata përgadisën bashkë me fëmijët e tyre për fillimin e vitit shkollor”, ka thënë Nagavci në “Info Nata”.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se ka pasur raste kur në podrumet e shkollave kanë hasur në stoqe të mdhaja e grumbuj të teksteve mësimore të hudhura.

Nagavci, theksoi se për vitet e më parshme kanë pasur raportime se pamje të hapësirave shkollore të mbushura me tekste të cilat pa nevojë janë bërë furnizime.

Më tej, ministrja Nagavci tregoi se raportet e auditorit më herët kanë gjetur që stoqet e tëra i kan kushtuar buxhetit të Kosovës me vlera milionshe.

- Advertisement -rrrrrrr

Madje, sipas saj, nuk ka njohuri se çfarë ka ndodhur pastaj me ato tekste të hudhura në podrumet e shkollave.

“Ne kemi pasë grumbuj stoqe të mdhaja, grumbuj të teksteve mësimore të hudhura në podrumet shkollore, kemi pasur për çdo vit raportime dhe fotografi dhe të dhëna të sakta të hapësirave shkollore të mbushura me tekste të cilat pa nevojë janë bërë furnizimet, me ato tekste dhe madje raportet e auditorit kanë gjetur që stoqet e tëra i kanë kushtuar buxhetit me vlera milionëshe përtej kësaj nuk ka njohuri çfarë ka ndodhur pastaj me ato tekste, sepse Ministria për çdo vit ka blerë tekste të reja”, deklaroi Nagavci

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...

Studimi i fundit: Shqetësuese përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut...

LIRI gëzon nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj – iu dërgon biskota Sempre e çanta

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Memli Krasniqi takon Jasharajn: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard Tahirin kanë takuar...