Nagavci thirrje maturantëve pak para nisjes së provimit të maturës: Respektoni rregullat që të kemi rezultate reale

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ju ka uruar suksese maturantëve që hyjnë sot në provimin e maturës shtetërore, ndërsa ka kërkuar nga ata të respektojnë rregullat që rezulatetet të jenë reale, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i saj:

- Advertisement -

Të dashur maturantë!

Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore në të cilin do tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja, të cilat i keni përvetësuar gjatë dymbëdhjetë viteve të shkollimit.

Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë.

- Advertisement -

Me qetësi e besim, ju inkurajoj që të jepni më të mirën nga vetja. Nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer.

Suksese dhe mbarësi për të gjithë ju!