Nagavci takon përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës: I sigurova se do të kenë mbështetjen e MAShTI-t

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka takuar përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës, të prirë nga kryetari Besnik Dragusha, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se i ka siguruar se do të kenë mbështetjen e MAShTI për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive që ju takojnë.

- Advertisement -

Postimi i ministres:

Kisha kënaqësinë të pres sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës, të prirë nga kryetari Besnik Dragusha.

Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të shtuar, në mënyrë që të arrihen qëllimet e përbashkëta për ngritjen e cilësisë në edukimin dhe arsimin e fëmijëve.

- Advertisement -

I sigurova se do të kenë mbështetjen e MAShTI për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive që ju takojnë.

Po ashtu i falenderova për gatishmërinë dhe vullnetin e treguar që të jenë pjesë e këtij Këshilli.