Nagavci takon përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve – ja çka biseduan

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar ee ka takuar përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës, të kryesuar nga Besnik Dragusha.

- paragrafi 1 -

Ajo thitë se ka biseduar m3 ta për procesin e furnizimit me libra, për kalendarin e vitit të ri shkollor dhe procese tjera që lidhen me arsimin.

- Advertisement -

Mirëpo Nagavci nuk tregon nëse Dragusha ia ka shprehur kërkesën e SBASHK-ut për rritje të pagave dhe dialog, në të kundërtën do ketë veprime sindikale siç pohuan në takimin që kishin këta dytë fundit ditë më parë, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i Nagavcit:

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, prita në një takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës, të kryesuar nga Besnik Dragusha.

- Advertisement -

Diskutuam rreth procesit të furnizimit me tekste shkollore, Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2024/25 dhe procese të tjera të cilat ndërlidhen e mbarëvajtjen e mësimit.

I falënderova për angazhimin e tyre sa i përket adresimit të çështjeve, të cilat vijnë nga prindërit dhe që qëllim kryesor kanë sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve.

Diskutuam edhe në lidhje me punët dhe angazhimet e Ministrisë, DKA-ve dhe shkollave, në mënyrë që viti shkollor të fillojë mbarë dhe sipas planifikimeve.