Nagavci takon përfaqësuesit e drejtorive komunale të arsimit, tregon çfarë biseduan

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka takuar përfaqësuesit e drejtorive komunale të arsimit.

- paragrafi 1 -

Nagavci thotë se me ta ka biseduar rreth ecurisë së proceseve prioritare të Qeverisë në fushën e arsimit.

- Advertisement -

Postimi i saj i plotë:

Dialogu i hapur me bazë të gjerë – gurthemel për avancimin e arsimit 📚

Sot mirëprita në MASHTI përfaqësues të DKA-ve nga i tërë vendi 📍 në një bashkëbisedim të afërt, të sinqertë, konkret e korrekt. Diskutuam haptaz rreth ecurisë së proceseve prioritare të Qeverisë në fushën e arsimit, si:

- Advertisement -

✅ edukimi në fëmijërinë e hershme
✅ dixhitalizimi i arsimit
✅ organizimi i testeve kombëtare e ndërkombëtare
✅ rishikimi i teksteve shkollore
✅ rrjetëzimi i shkollave.

Dyert e MASHTI-t janë gjithnjë të hapura për takime të tilla produktive, sepse politikat arsimore për përmirësimin e cilësisë së arsimit shkojnë krah për krah me punën në shkolla 👩‍🏫

Sigurova të pranishmit se Qeveria e Kosovës dhe MASHTI qëndrojnë të palëkundur në zotimin për realizimin e premtimeve në fushën e arsimit, ku në fokus kemi interesat më të mira të fëmijëve dhe profesionistëve të fushës së arsimit ✍️.