Nagavci takon një delegacion nga Izraeli: U pajtuam për shkëmbimin e të rinjve

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka takuar sot një delegacion nga Izraeli, të kryesuar nga Kryetari i Komunës Abu Ghosh, mësues e muzicientë të rinj nga kjo komunë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë një javore.

- paragrafi 1 -

Nagavci thotë se janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit në programe të ndryshme përfshirë shkëmbimin e të rinjve.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Me kënaqësi mirëprita një delegacion nga Izraeli, të kryesuar nga Kryetari i Komunës Abu Ghosh, mësues e muzicientë të rinj nga kjo komunë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë një javore.

Me rastin e vizitës së këtij delegacioni, si Ministri e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kemi organizuar disa aktivitete kulturore e artistike, vizita e programe të përbashkëta me të rinjët tanë.

- Advertisement -

Një koncert i përbashkët në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, vizite e pjesëmarrje në Manifesta Biennial, në Gjakovë, në Prizren e Pejë, njohje me historinë dhe kulturën tonë, njohje dhe shkëmbim i kulturave ndërshtetërore, janë vetëm disa nga aktivitetet e qëllimi i kësaj vizite.

Biseduam dhe jemi pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit në programe të ndryshme përfshirë shkëmbimin e të rinjve.